Ish- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka postuar foton e kryedemokratit me ish-Presidentin Trump në vitin 2017 dhe ka ironizuar kryedemokratin duke thënë se në 2017 kur Lulzim Basha takoi Trumpin, i fitoi zgjedhjet, ndërsa në 2021 e ka fitoren të sigurt pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë dhe Koracisë. “Pasi takoi Trump në 2017, Basha i fitoi zgjedhjet me sukses! Tani që takoi KM e Sllovenisë dhe Kroacisë, fitorja në 25 Prill do të jetë akoma më e thellë” -shkruan Kulluri.

Disa ditë më parë Basha zhvilloi një takim me kryeministrin Slloven, Janez Janša dhe u ‘mburr’ se mori mbështetjen e tij për integrimin e Shqipërisë në BE.