Jo gjithmonë trajtimet e shtrenjtat të flokëve ju ndihmojnë t’i mbani ato të shëndetshme. Flokët mund të dëmtohen nga zakonet tuaja të këqija, të cilat ju nuk i dini. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 7 zakone të këqija që dëmtojnë flokët tuaja.

Vishni rroba me material leshi Veshjet e leshta ju mbajnë ngrohtë në mot të ftohtë, por ky material mund të dëmtojë flokët tuaj. Leshi elektrizon flokët duke i bërë të kapen pas saj, gjë që përfundimisht çon në këputje të flokëve.

Hani shumë ton Megjithëse toni është një burim i shkëlqyer i shumë elementëve, ai gjithashtu përmban nivelet e larta merkuri. Ky metal i rëndë toksik mund të shkaktojë disa probleme serioze të shëndetit. Ekspertët mjekësore rekomandojnë të hani ton në mënyrë të moderuar. Konsumi i tepërt i mërkurit lidhet dhe me rënien e flokëve.

Përdorni peshqir dhe tharëse për të tharë flokët Shumica prej nesh janë mësuar të mbështjellin flokët me peshqir pas dushit. Por peshqirët e pambukut i bëjnë flokët tuaja të dëmtohen. Peshqiri është i trashë dhe më i thatë se flokët, kjo mund të shkaktojë ngritjen e kutikulës, e cila nga ana tjetër mund të ndikojë në formimin e majave të dyfishta. Përdorimi i rregullt i një tharëseje flokësh gjithashtu mund të ndikojë në brishtësinë e flokëve. Për t’i tharë në mënyrë korrekte mbajeni tharësen jo shumë afër flokëve.

Po përdorni lidhëse llastiku Lidhëset e ngushtat të flokëve mund të shkaktojnë dëme afatgjata në loket tuaj, pasi ushtrohet presion i lartë në to. Mundohuni të zgjidhni lidhëse që nuk i ngushtojnë shumë flokët.

Aplikoni balsamin deri në rrënjë të flokëve Balsami është një domosdoshmëri për t’i mbajtur flokët tuaj të butë dhe të ushqyer, por mund të ketë efekt të kundërt nëse nuk e përdorni siç duhet. Nëse e vendosni atë në rrënjë, mund t’i bëjë flokët të duken të yndyrshme. Për t’i mbajtur flokët tuaja të buta dhe me shkëlqim, aplikojeni balsamin në gjatësitë dhe majat e flokëve. burimi: Abcnews