Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli njëzëri Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, duke këputur njëherë e përgjithmonë z inxhirët e o kupimit serb. Për këtë ngjarje madhore për mbarë kombin shqiptar kudo në botë, është shkruar dhe folur pafund. Emocionet e përkujtimit të kësaj ngjarjeje, rr ëqethin shpirtrat e p ërvuajtura të kombit shqiptar, pasi një e drejtë historike u vendos në vend. Nga ai moment, marrëdhëniet midis shtetit amë, Shqipërisë, dhe shtetit të ri vëllazëror kanë kaluar nëpër faza të ndryshme ashtu siç do marrëdhënieje tjetër brenda familjes, transmeton lexo.com.al.

Por, për të përshkruar më së miri të gjitha këto emocione të veçanta, si dhe marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare, mjafton të hedhim një sy në pikturën murale të artistit shqiptar Franko Dine, të cilin ai e ka emërtuar si “Dy vëllezërit”. Bëhet fjalë për pikturën aq të dashur mes një vëllai të madh (Shqipërisë) dhe një të vogël (Kosovës) të cilët ecin të bashkuar ndërsa kanë të veshur bluza me ngjyrat e flamujve të tyre shtetërorë. Mesazhi është i qartë: Dashuria dhe lidhja mes dy popujve të njëjtë, është më e fortë dhe do i re zistojë çdo s tuhie që mund të t urbullojë rrugën e tyre të përbahskët./Lexo.com.al/e.c.