Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka filluar të publikojë online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021.

Deri më tani, KQZ-ja ka numëruar 12,26 për qind të votave, ku me këtë numërim Lëvizja Vetëvendosje prinë me 43,87% të votave, PDK-ja ka 18.45%, LDK-ja 13.93%, AAK-ja 10.05 %, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 2.92%.

Përqindjen e saktë të rezultateve mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë. Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.