Koreja e Jugut njoftoi se do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 nga fundi i shkurtit, pasi vendi po pret të marrë grupin e parë të vaksinave në javët e ardhshme, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

”Qeveria kërkon të sigurohet që të gjithë qytetarët të vaksinohen falas, në përputhje me përparësitë”, deklaroi presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in ndërsa njoftoi masën.

Moon shtoi se qeveria do të vazhdojë të inkurajojë zhvillimin e vaksinave të Koresë së Jugut, si pjesë e përpjekjeve për sovranitetin e vaksinave dhe bashkëpunimin global në kujdesin shëndetësor.

Ai shtoi se shpreson që vendi të rimëkëmbet nga pandemia në 2021.

Moon Jae-in u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që kanë hasur vështirësi për shkak të kufizimeve kundër sëmundjes.