Eden Hazard ka dështuar tek ekipi i Real Madridit. Belgu ka qëndruar më shumë i dëmtuar jashtë fushave se sa ka luajtur nën urdhrat e trajnerit Eden Hazard.

Sulmuesi nuk e përjashton largimin nga Reali, pasi tashmë duket se ka humbur durimin. Reali nga krahu tjetër po sheh mundësitë e shitjes së Hazardit.

Chelsea është rikthyer në skenë, pasi dëshiron të rikthejë sulmuesin belg. Juventusi është shfaqur papritur i interesuar për Hazardin. Bardhezinjtë nuk kanë bërë hapa konkretë, por po ndjekin me vëmendje situatën e sulmuesit.