Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes që në muajin nëntor, mirëpo ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë më parë. Mbrëmjen e kaluar e ftuar në “Prive”, Jonida foli gjerë e gjatë për jetën private dhe ndarjen nga aktori. Ajo tha se ndarja e tyre nuk ka pasur një arsye konkrete, por gjërat mes tyre ishin zbehur.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Ashtu siç i ndodh çdokujt, vjen një moment që çdo gjë zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Unë gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15-vjeç, e di çfarë dua dhe çfarë të pres nga një marrëdhënie. Jemi ndarë si miq, vazhdojmë hera-herës të komunikojmë me njëri-tjetrin”, tha ajo.