Virgil Van Dijk vazhdon të jetë jashtë fushave të lojës që nga 17 tetori pas asaj përplasje me Pickford në ndeshjen me Everton për Premier League. Ndërkohë që faza delikate e Champions Legaue dhe Premier League po vjen, Jurgen Klopp rikthehet të flasë për yllin e ekipit të tij, por jo për mirë.

Në fjalën e tij Klopp shprehet se nuk ka shumë gjasa që Van Dijk të rikthehet të luajë këtë sezon dhe nëse nuk do të ketë vend për të në listën e Champions, holandezi do jetë jashtë. Gjithesei, gjermani nuk e përjashton një mrekulli.

“Çfarëdo që të ndodhë, unë mendoj se kemi hapësirë ​​për Virgil në listën e Champions League. Do të jetë edhe në listën e Premier League. Nëse kemi hapësirë ​​në listën e Champions League, atëherë Virgil do të jetë. Deri në këtë moment, asnjë mjek nuk më ka thënë se Van Dijk mund të kthehet të luajë sërish në këtë sezon.

Nuk mund të them se është plotësisht e pamundur, por as e mundur nuk është. Gjithsesi ne do të besojmë në mrekulli, edhe nëse mjekët na thonë se nuk ka asnjë shans. Por nëse nuk do të ketë vend në Champions për Virgil, atëherë ne do të dorëzohemi dhe do e lëmë jashtë liste”, u shpreh Klopp.