Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -17°C në -5°C, në zonat e ulëta nga -7ºC në 03°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 05°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.