Në 21 mars fillon festivali “Kënga Magjike”, i cili këtë herë vjen me ndryshime. Ardit Gjebrea ka njoftuar se si asnjëherë më parë të gjithë artistët pjesëmarrës do të shpërblehen.

Ky solidaritet ka për qëllim të nxisë artistët dhe për të mbajtur gjallë magjinë e këngës shqipe.

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit. Është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe”, shkruan Ardit Gjebrea.