Kërkojmë më ngulm të biem në dashuri ose shpesh shprehemi se tanimë e kemi gjetur atë, por e keni pyetur ndonjëherë veten se si ndikon dashuria te ne? Çfarë i bëjnë ndjenjat trupit tonë? Shkenca ju njeh me pak magji dashurie…

Truri prodhon dopaminë (duke shkaktuar eufori)-Kur mendoni rreth partnerit/es suaj, trupi prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë (dopamina). Është e njëjta gjë siç kur konsumoni një ushqim të preferuar apo një muzikë që ju tërheq tejmase.

Dashuria ul presionin e gjakut-Një marrëdhënie e lumtur mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Por kini parasysh diçka. Dashuria nuk mjafton, ndaj nëse keni probleme të tilla serioze, duhet të takoni një mjek.

Toleranca ndaj dhimbjes mund të rritet -Shkencëtarët kanë zbuluar se sapo shohim njeriun që dashurojmë truri ynë krijon një mekanizëm që zvogëlon ndjenjën e dhimbjes. Ndonëse ngulja e syve te fotografia e partnerit/es nuk ka të njëjtin efekt si anestezia, përsëri mbetet një bonus i këndshëm i dashurisë.

Kocka më të forta-Një vëzhgim interesant vuri re se burrat që i dashuronin çmendurisht partneret e tyre, shfaqnin realisht kocka më të fortë. Kështu studiuesit u gjendën përballë dilemës nëse e gjitha kjo është një reagim natyral trupor apo ndikon fakti se ata kujdesen më shumë për shëndetin dhe ushqehen më mirë.