Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit, ka bërë apel qytetarëve që dhe pse mot i keq dhe me reshje është e rëndësishme që ato të dalin në votime. Mustafa, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, ka thënë se shpreson që qytetarët të votojnë për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës.

“Sot kisha dëshiru të ftoj të gjithë qytetarët, në këtë ditë edhe pse jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq, të dalin të votojnë, ta kryejnë obligimin qytetarët, shpresoj që qytetarët të votojnë për zhvillimin e mëtejmë të vendit, për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.