Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video 30 sekonda në të cilën ka përmbledhur sekuenca nga dalje të ndryshme të kreut të PD, Lulzim Bashaku flet për rrogën minimale në Shqipëri që planifikon të ofrojë PD-ja kur të vijë në pushtet.

Përmes videos Rama na kujton premtimet e Bashës, për rritjen e pagës minimale ku fillimisht ka thënë se ajo do të rritet në 32 mijë lekë te reja, ndërkohë së fundmi e ka ndryshuar këtë shifër në 36 mijë lekë të reja. Kreu i qeverisë ironizon premtimet që bën Basha dhe paqartësinë që ka ai në programin e tij dhe atë që kërkon të ofrojë. Në video janë ndërthurur dhe pjesë nga filmi i Mr. Bean për ta bërë akoma më evidente situatat qesharake në të cilat përfshihet Basha.

“Be-Be-Ba…. 30 sekonda aritmetike demokratike me Mister Bean Berisha-Basha”, shkruan kryeministri Rama përkrah videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)