Intervista e ish-liderit socialist Fatos Nano, të enjten mbrëma, është shoqëruar me komente të shumta. Ka trazuar jo pak edhe opozitën për deklaratat e forta kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ndërkohë, gazetari Alfred Peza ironizon reagimet e kampit opozitar dhe jo vetëm. “Furtuna pas intervistës së Fatos Nanos dëshmon se, për opozitarët socialist i mirë, është vetëm ai që shan PS dhe Edi Ramën. Ndërsa për socialistët, opozitarë të mirë, janë të gjithë ata që nuk shajnë” – shkruan Peza në rrjetet sociale.