Drejtuesi i PS për Fierin, njëherësh zv.ministër i Mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar koalicionin e opozitës, duke nënvizuar se nuk kishte asgjë të re në përbërjen e tij. Për të, të gjithë i bashkon “virusi Berisha”!

Postimi i plotë i Koçit: Asgje e re nga opozita. Nga mbreme u be edhe me vjeter. Nuk eshte koalicion partish. Eshte nje tufe kryetaresh te pashkulshem nga karriket e mykura. Keta nuk sjellin dot ndryshimin. Keta mund te sjellin vetem prapakthimin. Asnje nga keta kryetare nuk e ndihmon dot Bashen te heqe njollen e paaftesise se tij per te qeverisur.

Edhe nese keta do ishin pjese e kabinetit te Bashes kur ai drejtonte bashkine, asgje sdo ishte ndryshe. I bashkon vetem virusi Berisha. Ishin po keta qe braktisen parlamentin dhe skane kerkuar akoma falje. Po keta ishin qe braktisen zgjedhjet lokale dhe akoma skane kerkuar falje. Keta ishin qe nxiten turmat per tu vene flaken institucioneve. Asgje e re nga opozita. Thjesht nje ngjeshje ne furgonin e kandidaturave te PD te disave nga jashte saj.