Jemi në krizë dhe lojtarët në fund të kontratave janë në modë edhe për klube të pasur si PSG. Elseid Hysaj është një nga lojtarët në fund të kontratës.

Shkodranit i mbyllet kontrata në fund të sezonit dhe Napoli nuk ka hedhur asnjë hap për të rinovuar, teksa agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi është shprehur qartë se Hysaj do largohet në verë.

PSG e di mirë këtë fakt dhe ESPN raporton se Leonardo e ka në listën e të dëshiruarve yllin e kombëtares sonë. 26-vjeçari është në këtë listë bashkangjitur me yje si Alaba apo Wijnaldum.