Këngëtarja e njohur Rozana Radi fatkeqësisht ka humbur të dy prindërit e saj, kohë më parë dhe mungesën e tyre e ndjen çdo ditë. Këngëtarja i kujton shpesh prindërit me anë të postimeve dhe fotove në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të prindërve bardh e zi, në të cilën shihen krah njëri-tjetrit. Teksa ka postuar foton ajo ka dhënë edhe një mesazh për ata të cilët e kanë fatin dhe i kanë ende prindërit gjallë.

“Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh!

E kam me ty qe po me lexon tani :

“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite! Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time,” shkruan Rozana Radi.