Sot në orën 18:00, qeveria greke vendos për një lockdown të mundshëm në pjesën më të madhe të vendit, me kufizime drastike të lëvizjes. Arsyeja është rritja e shpejtë e shifrave të infektimeve nga Covid, si dhe numri i viktimave. Në tryezën e diskutimit te qeverisë, mjekët dhe ekspertët që po menaxhojnë pandeminë kanë propozuar disa kufizime. E para është ndalimi i lëvizjes çdo fundjavë nga ora 18.

Gjithashtu është propozuar mbyllja e shkollave në të gjitha nivelet si dhe mbyllja e dyqaneve që nuk janë për ushqime apo ilaçe. Kërkohet të ndalohet lëvizja nga një zonë në një tjetër për aktivitete të ndryshme jo jetike. Propozimet e ekspertëve kanë krijuar shqetësim tek shitësit me pakicë dhe për arsimin. Shkollat në Greqi u hapën vetëm pak javë më parë. Masat kufizuese kërkohet të merren për shkak se zona të tëra të Greqisë po hyjnë në valën e tretë të pandemisë, dhe veçanërisht në Atikë ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së Greqisë. Takimi i sotëm i Komitetit të Sëmundjeve Infektive konsiderohet vendimtar, i cili do të vendosë për zonat “e kuqe”, dhe masat më të ashpra.

Por bllokimi mund të jetë edhe me zona të veçanta. Atika është kandidate për një ndalimqarkullimi me të ashpër sepse aty është edhe numri më i madh i të infektuarve. Greqia në 24 orë regjistroi 1,070 raste të reja të infeksionit. Në total janë 160,935 të infektuar dhe në spitale janë 249 persona që po trajtohen me intubim. Numri i vdekjeve dje ishte 25 duke e çuar në total numrin e v ikt ima ve në Greqi në 5,903.