Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi sot kundër një lehtësimi të parakohshëm të masave të bllokimit, pavarësisht disa përparimeve në fushatën e vaksinimit, ndërsa përfaqësuesit e biznesit rritën presionin e tyre mbi qeverinë për t’u kthyer në normalitet. “Rreziku i infektimit me koronavirus është ulur ndjeshëm për qytetarët tanë më të moshuar”, sqaroi Spahn.

Megjithatë, ai paralajmëroi kundër një rihapjeje të parakohshme, pavarësisht përparimit në vaksinimin e popullatës. “Unë i rekomandoj të gjithëve që të tregojmë maturi dhe kujdes më të madh”, theksoi ai. Ndërkohë, shoqata kryesore e shitësve me pakicë të Gjermanisë i ka kërkuar kancelares Angela Merkel të përcaktojë një strategji të unifikuar të daljes nga bllokimi deri më 3 mars.