Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e radhës e “Love Story”-t. Saimiri kreu tre takime romantike, por ato që do të fitonin vëmendjen e ndjekësve ishin dy, ai me Xhesin dhe takimi me Generdën. Duket se diçka shkoi jo ashtu siç duhej në klipet e realizuara dhe sigurisht, e gjitha kjo nuk mund të mos u shpëtonte syve të mprehtë të publikut. Fillimisht shihni këtë videon këtu:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Love Show (@lovestory_tvklan)

Nëse nuk mundët të dallonit asgjë, hidhuni një sy komenteve në Instagram:

Teksa era fryn dhe merr flokët e Xhesit, ajo mban veshur një fustan të gjatë e të derdhur, por ndërkohë poshtë tij fshihen një palë xhinse të ngrohta. Por prisni , ka ende! Shkojmë te takimi me Generdën. Hidhi një sy kësaj videos tjetër:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Love Show (@lovestory_tvklan)

E pra, në nisje të vrapit me golf, në përmbyllje të tij, me xhup. Sigurisht komentet rrodhën njëri pas tjetrit… Mbrëmjen e djeshme, Saimiri vendosi të eliminonte Xhesin nga gara, një javë para finales së madhe. Ai u shpreh se ky ishte vendimi më i vështirë për të, sepse me të treja vajzat kishte patur takime shumë të bukura. Trëndafilin e parë ia dha Generdës, duke thënë se dëshiron t’i japë vetes dhe asaj mundësinë që të njihen akoma më mirë, teksa më herët shprehur hapur ndenjat për të. “Sot dua që ta ndjej Generdën jo vetëm me fjalë, por çfarë ka në zemër, çfarë ndjen. Më kujtohet nga nata e parë që zbrite shkallët dhe deri tani ka kaluar koha shumë shpejt. Çdo takim me ty dhe çdo moment e kam shijuar vërtetë. E kam vlerësuar shumë që ke luftuar nga dita e parë deri sot për të arritur qëllimin që të përfundojmë bashkë. Prandaj dua të të falenderoj që ke ardhur këtu për mua. Kur nuk të shoh, mezi pres të të shoh prap! Unë kam më shumë se vetëm pëlqim ndaj teje”.