Pasi analizuan gati 500 studime që adresonin ala rmin dhe pa nikun që njerëzit po ndjenin gjatë pandemisë, studiuesit krijuan termin ‘coronaphobia’. Këtë term e përkufizuan si “një përgjigje të tepruar të shkaktuar nga fr ika e kontraktimit të virusit që shkakton COVID-19, duke çuar në shqetësim të tepruar të shoqëruar mbi simptomat fiziologjike, humbje personale, rritje të sigurimit dhe sjelljeve të kërkimit të sigurisë dhe shmangie të vendeve dhe situatave publike, duke shkaktuar dë mti me të dukshme në funksionimin e jetës së përditshme.”

Studiuesit renditën disa faktorë që mund të çojnë në ‘cor ona ph obia’. Këto përfshijnë mendimet për të gjitha pasiguritë që vijnë me pandeminë (si për shembull nëse do të infektoheni me COVID-19, ose nëse paga është në rr ez ik), përshtatja me praktika të reja, ose an kthi kur njerëz të shumtë thonë se janë infektuar me virus. Una McCann, MD, profesore e psik iatrisë në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins dhe drejtore e Programit të Çrregullimeve të A nk thit, tha për Health se “ank thi është një reagim normal, i shëndetshëm ndaj gjërave të rrezi kshme”. Dhe, shpjegoi ajo, është një përgjigje që çdokush mund të zhvillojë gjatë periudhave të st resit.

‘Coronaphobia’ ose an kthi: Si të kuptojmë ndryshimin. Lily Brown, drejtoreshë e Qendrës për Trajtimin dhe Studimin e Ankthit në Universitetin e Pensilvanisë, tha për Health se shumë njerëz pyesin nëse niveli i tyre i ankthit për Covid-19 është normal apo nëse janë shumë të shqetësuar për virusin. Për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë, ajo u thotë pacientëve të përdorin sjelljen e tyre pandemike si shënjues, citon Anabel. “Në thelb, a jeni në gjendje të bëni gjërat që duhet të bëni për të patur një jetë relativisht të përmbushur? A jeni në gjendje të lidheni me njerëzit? A jeni në gjendje të ushqeheni mirë gjatë javës? A jeni në gjendje të përmbushni detyrat e punës? Shpesh, ajo që ndodh kur njerëzit kanë çrregullime ankthi është se ank thi i tyre fillon të përhapet në mënyrë që gjithnjë e më shumë bëhet sfidues dhe duket e pamundur që të ndjekin dhe përmbushin detyrimet,” thotë Brown. Nëse filloni të vëreni se e keni të vështirë të përmbushni zotimet tuaja ose të kryeni detyrat e domosdoshme, sepse jeni në panik se mos infektoheni me Covid (ose shqetësoheni se të dashurit do të sëmuren), këto mund të jenë indikacione që keni ‘coronaphobia’.