Pas publikimit të fotove të saj me Beartin, Tea ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë. Megjithatë pas bujës së madhe të gjithë mesa duket po mësohen me idenë se Tea dhe Bearti janë bashkë dhe shumë të dashuruar.

Tea ka bërë dhe një ndryshim në pamje. Ajo nuk është më bjonde, por flokëkuqe. Tea ka pozuar së bashku me Beartin nga salloni i bukurisë teksa të dy duken shumë të kënaqur me rezultatin.