Aktorja e njohur e humorit Eliona Pitarka , e cila do bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ka vendosur që të prezantojë me ndjekësit bashkëshortin e saj. Ajo publikoi një foto bardh e zi krah bashkëshortit, i cili e puth në ballë, por këtë herë pa i mbuluar imazhin.

“Fluturat që ai më jepte u kthyen në këmbë të vogla”- shkroi aktorja krahas fotos së ëmbël.

Çifti janë në pritje të një vajze, që pritet të vijë në jetë së shpejti. Aktorja kishte vendosur që të mos e zbulonte kurrë imazhin e partnerit të saj dhe nuk dihet arsyeja përse e theu këtë “rregull”.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit rreth 2 javë më parë, ajo zbuloi se ishte martuar me babain e fëmijës së saj dhe janë në një marrëdhënie prej 3 vitesh e gjysmë. Aktorja tregoi se jetojnë së bashku dhe se partnerit i saj nuk ka lidhje me televizionin, madje as nuk e ka qejf.