Pa mendojeni pak. Ç’është diçka që ju acaron aq shumë sa nuk e toleroni dot. Jo vetëm kaq por ju sjell panik, ju prish ditën dhe një mal me gjëra të tilla. Varet e gjitha nga shenja juaj!

Dashi-Të duruarit përbën makthin më të madh të njerëzve të shenjës së Dashit. Radhët e gjata apo pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin tërësisht toruan.

Demi-Zhvendosja në një qytet tjetër, paketimi apo ndërrimi i shtëpisë është stres për këdo, por veçanërisht për Demat, që njihen se pëlqejnë qëndrueshmërinë në jetë.

Binjakët-Të dhënurit llogari dhe mbarimi i disa punëve në një afat të caktuar është ferri vetë për dikë të shenjës së Binjakëve. Përpikmëria shkakton ankth tek ata duke cënuar ndjeshëm sensin e tyre të lirisë.

Gaforrja-Të nënvlerësohen! Nisur nga emocionaliteti që e karakterizon këtë shenjë, dikush mund të mendojë se nënvlerësimi e lëndon një Gaforre, kur në fakt e gjitha kjo shkon përtej kësaj. Mosvlerësim = acarim dhe sfidë ndaj egos së saj.

Luani-Çfarë nuk duron dot një Luan? Të mos i dalë e vetja. Kërkojnë qendrën e vëmendjes, mendojnë realisht se janë qendra dhe njerëzimi duhet të gjendet poshtë këmbëve të tyre.

Virgjëresha-RRËMUJA! Nuk ka rëndësi nëse është e lodhur apo ka ditë pa fjetur. Në rast segjërat s’janë aty ku duhet, kjo shenjë nxiton të ndreqë gjithçka, sigurisht duke shfryrë ndaj kujtdo që shkaktoi gjithë atë lëmsh.

Peshorja-Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ato do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.

Akrepi-Tradhtia është ajo çfarë e nxjerr nga vetja një Akrep. Për ta është fyese, e tmerrshme dhe e pafalshme. Kjo mund të nxisë krijimin e një spiraleje fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.

Shigjetari-Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur diku, tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.

Bricjapi-Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.

Ujori-Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopsht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, dalin jashtë kontrollit.

Peshqit-Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre të ngadaltë. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim të shpejtë u shkakton ankth të paimagjinueshëm.