Ndërsa koronavirusi u përhap në të gjithë Gjermaninë, po kështu u përhapën një numër termash të huazuar nga anglishtja, njëra prej të cilave u përzgjodh edhe si fjala e vitit dhe ajo ishte ”lockdown” (”bllokim”).

Juria e gjuhëtarëve tha në një deklaratë se fjala tashmë e kudogjendur u integrua shpejt në gjuhën gjermane dhe mori një rol qendror në diskutimin e masave për të lehtësuar pandeminë.

Ekspertët theksuan se termi në gjuhën angleze tani ka marrë jetë në gjermanisht në formën e emrave të përbërë anglo-gjermanë, si për shembull “Lockdown-Verstoesse” (shkelje e bllokimit) dhe “Lockdown-Lockerungun” (lehtësim i bllokimit).

Më pas renditeshin sërish fjalë anlgeze si “Social Distancing” (distancimi social), “Homeschooling” (proces mësimor nga shtëpia) apo “Shutdown” (mbyllje).