Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video të fillimit të punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Aktualisht janë duke u ndërtuar materniteti i Kukësit, Lezhës dhe Beratit.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Me fillimin e punimeve në investimin e shumëpritur për zgjerimin dhe rikonstruksionin e plotë të maternitetit historik të Tiranës, teksa janë duke u ndërtuar edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një të dielë të qetë??