Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se është e mundshme që vaksina kundër koronavirusit të jepet për çdo vit, sikurse vaksina kundër gripit sezonal.

“Shpresojmë që të mund ta mbajmë nën kontroll shp ërthimin në mbarë botën… kur ka versione të ndryshme të virusit që qarkullojnë, të cilave duhet qasur në mënyra të ndryshme”, është shprehur Fauci për Spectrum News. Ai ka shtuar se shkencëtarët janë duke punuar për një vaksinë universale kundër COVID-19.