Dashi- Gjatë gjithë ditës do të jeni të zënë me punë dhe nuk do të keni kohë për familjen apo për miqtë. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura. Për beqarët ka lajme të mira dhe mund t’iu ndryshohet dita.

Demi- Gjithçka do të jetë në kontrollin tuaj. Fati mund të jetë me ju dhe do të arrini që të keni sukses në biznes. Në punë do të merrni një lajm të mirë dhe mund do të keni një shpërblim që do u gëzojë shumë.

Binjakët- Sot mund të jeni në gjendje të kontrolloni shpenzimet tuaja për gjëra të pavlera. Po bëni plane për një projekt të ri por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë.

Gaforrja- Një ditë pozitive do të jetë kjo e shtunë për ju. Problemi shëndetësor që keni pasur do të marrë fund. Nëse keni në plan që të kryeni një udhëtim, ky është momenti i duhur që ta realizoni atë.

Luani- Një ditë shumë e lumtur do të jetë kjo e shtunë për ju. Do të merrni një lajm të mirë për punën tuaj. Në familje do të kaloni momente të lumtura. Duhet të keni shumë kujdes dhe të merrni vendimet e duhura.

Virgjëresha- Do të mërziteni sot dhe në punë mund të keni një problem shumë serioz. Në mbrëmje do të kaloni momente të lumtura me familjen. Fati nuk është në anën tuaj dhe do të keni probleme me financat.

Peshorja- Duhet të keni kujdes sot, pasi mund të rrethoni nga negativiteti. Kujdes me investimet që do të bëni pasi mund të shkatërroni financat tuaja. Për beqarët dhe të dashuruarit do të ketë një lajm të mirë sot.

Akrepi- Sot mund të ndiheni të lodhur, do të përballeni me pengesa në punë. Duhet të jeni shumë i duruar dhe të keni kujdes për vendimet që do të merrni. Të dashuruarit do të kalojnë disa momente të lumtura.

Shigjetari- Në punë do të lodheni shumë dhe nuk do të keni dëshirë që të dilni me miqtë tuaj në mbrëmje. Plani për udhëtimin që kishit bërë pak ditë më parë do të anulohet. Duhet të keni kujdes nga kundërshtarët tuaj.

Bricjapi- Sot do të jeni shumë energjik dhe nga fuqia juaj e brendshme do të arrini që përmbyllni me sukses projektet që i kishit nisur më herët. Duhet të tregoni shumë kujdes për vendimet që do të merrni.

Ujori- Kjo e shtunë nuk do të jetë shumë e mirë për ata që i përkasin kësaj shenje. Do kaloni kohë duke bërë gjëra që janë pa vlerë dhe nuk do të kënaqeni. Merrni këshillat nga miqtë tuaj, do jenë të vlefshme.

Peshqit- Sot do të kaloni një ditë të bukur, pasi do të takoni miqtë e vjetër. Në punë gjithçka do të shkojë mirë, por ju jeni gati për një aventurë të re. Të dashuruarit do të shijojnë disa momente të lumtura.