Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Mbretërisë se Holandës, Guusje Korthals, ku u diskutua për bashkëpunimet e reja në fushën e bujqësisë. Ekonomi teksa vlerësoi mbështetjen e qeverisë holandeze në dhënien e fondeve për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit, kërkoi nga ambasadorja holandeze mbështetje me grante për zhvillimin e fermave të vogla rurale.

Njëkohësisht tha ajo, mora angazhimin për mundësi bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor, në sistemin e monitorimit të digave dhe kanalizimeve, si dhe në aktivitete B2B.