Drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali ishte sot në Vorë, ku bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, zhvilluan një takim me fermerë të zonës, ku diskutuan mbi lehtësirat dhe mbështetjen që qeveria po i jep bujqësisë.

Pjesë e diksutimeve ishte vendimi i fundit i qeverisë për përfitimin e naftës pa taksa nga çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira dhe që e punon atë. Aplikimet kanë nisur që prej datës 15 janar dhe vijojnë deri në 25 shkurt dhe çdo fermer duhet të aplikojë online në portalin e-Albania duke plotësuar formularin elektronik, ose mund të drejtohet në zyrat e Agjencive të Ekstensionit Bujqësor dhe Agropikave.

Ministrja Spiropali theksoi gjatë takimit se asnjë herë më parë, asnjë qeveri, nuk ka investuar më shumë për sektorin e bujqësisë sesa qeveria socialiste, e cila prej 8 vitesh e ka kthyer bujqësinë në prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit.

?Naftë pa taksa për fermerët!

Kodër-Vorë ? Bashkë me kolegen Ekonomi diskutuam me fermerët e Vorës rreth lehtësirave…

Posted by Elisa Spiropali on E enjte, 4 Shkurt 2021