Këngëtarja shqiptare Ava Max ka zgjedhur që të shfaqet me ngjyrat e flamurit kombëtar së fundmi. Ajo është kthyer nga një bionde e theksuar në brune, teksa për veshje të ditës kishte zgjedhur një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të zezë.

Në lidhje me paraqitjen e saj, është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat. Këngëtarja me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. më poshtë do të shikoni disa prej fotove të Avas.