Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.Doktori ishte infektuar prej disa ditësh, ndërsa nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte kujtimi i Tij!”, thuhet në postim.

Ndërkohë që mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Llamvros ka dhënë dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili shkruan: Nje lajm i trishtueshme per nje nga mjeket e jashtezakonshem te Vlores. Nje njeri fisnik dhe i kudogjendur. Buzagaz dhe i pa pertuar. Ngushellime famijes! U prehte ne paqe! Kolegeve ne fb u kerkoj ndjese per mbingarkesen e postimeve me lajme te tilla por i kam njohur edhe personalisht dhe dua tju shpreh mirenjohje deri ne fund. Arbeni.