Ditë e trishtë për futbollistin e shquar shqiptar Kristi Vangjeli. Vëllai i tij 37-vjeçar, Pavlos Vangjeli ka humbur betejën me kancerin në moshën 37-vjeçari, raportojnë mediat greke.

Vëllai i Vangjelit ishte gjithashtu futbollist, madje tek një sërë ekipesh në Greqi si PAOK, Panserraikos, Giannina, PAONE, Panaitolikos, Rhodes, Anagennisi Epanomi, Iraklis Psachnon, Tyrnavos, Paniliakos, Trikala, Aeolikos e Spata.

Së fundmi ai kishte shkuar në Australi tek Adelaide, ku më pas mori dhe një rol trajneri.