Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur, Kujtim Gjonaj, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19, në moshën 74- vjeçare. Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse ai vuante nga ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.

Kush ishte Kujtim Gjonaj?

Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Karriera e tij e pasur si regjisor dhe skenarist filloi në vitin 1969 me “Shkolla dhe praktika” dhe përfundoi në vitin 2018 me veprën “I fundmi i rilindasve”.

Gjonaj është nderuar edhe me disa vlerësime si Mjeshtër i Madh”, Urdhri Naim Frashëri i Artë” dhe “Artist i Shquar”, si dhe është fitues i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare