Ish-konkurrentët e emisionit Përputhen, Tea dhe Bearti, së fundmi zyrtarizuan dashurinë e tyre. Ata janë shprehur të lumtur që kanë gjetur njëri tjetrin, pavarësisht se veprimi i Teas solli zemërim të madh.

Tea dhe Bearti po kalojnë më shumë kohë në Kosovë dhe ato kanë vendosur të flasin për mediat atje. Por pse mori kaq shumë kohë bërja publike e lidhjes së tyre? “Ka marrë kohë njohja e njëri tjetrit sepse nuk kemi shumë kohë me njëri-tjetrit”, tha Tea për Prive.

Kujtojmë se Tea doli nga Përputhen çift me Andin, i cili i thërriste ‘nuse’, por ndërkohë ajo ishte e lidhur me Beartin.