I gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut në orët në vijim. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e enjte do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme. “Intensiteti i tyre do të jetë mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet të lartë, në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike parashikohet të ketë në pjesën veriore dhe bregdetare”. Por situata ndryshon gjatë pasdites të së enjtes, ku reshjet do të humbin intensitet dhe do të ketë reshje shirash të dobët e të përkohshëm.

Ndërsa në zonat malore do të ketë borë. “Era, do të fryjë me drejtim juglindje e prej mesditës veriperëndim me shpejtësi 3-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë”. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 5°C deri në 9°C zonat e ulëta 7°C deri në 13°C zonat bregdetare 9°C deri në 14°C Temperaturat do të pësojnë rënie të vazhdueshme në mbrëmje.