Kur është fjala për tu dukur e bukur, një buzëqeshje e këndshme është perfekte kur edhe lëkura është e bronztë, flokët të gjate dhe të lëshuar. Nuk ka asnjë ndjenjë më të mirë se kur dhëmbët tuaj shkëlqejnë në foto, ose edhe para pasqyrës.

Megjithatë, ka një miliona gjëra që mund t’i bëjë dhëmbët të humbasin shkëlqimin si diamant, si për shembull ushqime dhe pije të caktuara, madje edhe përbërësit në pastën e dhëmbëve. Për t’ju ndihmuar, ne kemi rreshtuar disa këshilla që dhembet tuaj mos ta humbasin kurrë shkelqimin e tyre. Ja se çfarë duhet të shmangni për një buzëqeshje rrëzëllitëse:

Mos ushtroni forcë gjatë larjes:
Përpiquni të pastroni në mënyrë të butë dhe efektive, në vend të pastrimit të dhëmbëve me forcë. Disa pasta dhëmbësh përmbajnë edhe aditivë gërryes si sodë buke dhe hidrat silici, të cilat mund të kontribuojnë në dëmtimin e sipërfaqes së dhëmbëve, duke cuar në akumulimin e shumë njollave me kalimin e kohës. Për të zbardhur në mënyrë të sigurtë dhëmbët, vizitoni dentistin tuaj për një zbardhues profesional të butë dhe për njerëzit që kanë njolla midis dhëmbëve mund të perdoret filli dentar ose pastrim tek dentisti.

Shmangni sodën, kafe, çaj dhe verë të kuqe:
Këto janë pijet më të këqija,sipas stomatologjise. Në qoftë se nuk mund të jetoni pa këto , përpiquni dhe pini për një periudhë të shkurtër kohe, në vend që t’i pini gjatë gjithë ditës . Sigurohuni që te pini ujë pas këtyre pijeve, për të shmangur krijimin e njollave.

Shmangni ushqime me sheqer
Duhet të shmangni ushqime shume të embla si embëlsirat apo karamelet. Duke i ekspozuar dhëmbët tuaj me shumë sheqer për një kohë të gjatë, mund të çoni në dëmtimin e pamjes dhe prishjes së dhëmbëve.

Mos u përpiqni të bëni maska me limon ose luleshtrydhe për t’i zbardhur:
Gjate verës jeni të prirur të provoni t՞ zbardhni dhëmbët nëkushte shtëpie, por acidet në këto fruta të veçanta largojnë smaltin e dhëmbëve dhe mund të shkaktojnë dëme të përhershme në dhëmbët tuaj.

Jini të kujdesshëm ndaj pastave që përmbajnë qymyr druri:
Edhe pse pretendojnë të heqin njollat, shumë prej tyre mund të jenë gërryes dhe mund të shkaktojnë dëm kur përdoren gabimisht.

Mos zgjidhni një furçë dhëmbësh me fije të forta:
Ato mund të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve dhe kjo çon në shkatërrim të smaltit. Në vend të kësaj, zgjidhni një furçë dhëmbësh që ka fije të buta dhe komandohet lehtë. Është shumë e rëndesishme që të ndërroni furçën tuaj të pakten një herë çdo 3 muaj.