Rritja e cilësisë në ofrimin e shërbimeve doganore ndaj biznesit dhe qytetarëve, është në fokus të Administratës Doganore Shqiptare. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, bashkë me Genti Gazhelin, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, inspektuan Degën Doganore Vlorë, me mjediset e rikonstruktuara me standarde bashkëkohore, si dhe në terminalin e pritjes, si pika hyrëse e shumë turistëve.

“96 % e bizneseve nuk kanë kontakte fizike me administratën, falë zbatimit me sukses të zbatimit të ”Dogana pa letra”- u shpreh Denaj. Ndërkohë që ofrimi i shërbimeve online ka mundësuar ulje të kostove dhe kohës për bizneset. “8 shërbime ofrohen online dhe gjatë vitit 2020 ka pasur 928 aplikime ku janë kursyer 1856 orë ose 232 ditë pune”- thekson Denaj.