Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Margaret Shllaku, ka rrëfyer se si i ndryshoi jeta e saj sa hap e mbyll sytë. Ajo ka treguar për lidhjen e saj që kishte më herët dhe që kishte vendosur të martohej por që ndryshoj më pas.

“Kam pasur një lidhje 2 vjeçare, e cila nisi kur unë isha 20 vjeç. Ajo do të përfundonte në martesë, por ishte vendimi im që të ndaheshim, sepse nuk e shihja dot veten time ashtu”, tregoi Margaret.

I dashuri i saj i kishte kërkuar Margaretes që të mos e ndiqte pasionin e saj, e qe ishte modelingu. “Ai kërkonte nga unë të mos ndiqja pasionin tim për modelingun, dhe thjesht të qëndroja në shtëpi të isha gruaja e tij, dhe të merresha me bizneset e tij. Kur u ndava, mbështetjen më të madhe e mora nga familja, e sidomos nga nëna ime. Por ishte një ndarje dramatike, e cila vazhdoi për 3 muaj”, tha ajo.