Në intervistën e dhënë mbrëmë pas 10 vitesh mungesë në ekran, ish-kryeministri Fatos Nano, ka krijuar trazira sidomos në kampin opozita me deklaratat e forta që ka bërë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Por, ndryshe nga herët e tjera, shumica e mediave në vend, e kanë censuruar pjesën kryesore të intervistës së tij. Lidhur me këtë fakt ka reaguar ka reaguar edhe avokati Kreshnik Spahiu.

“O Zot: Sa para paguan Meta dhe Berisha në media? Sot 90% e gazetave shkruanin sikur Fatos Nano nuk i kishte përmenduar aspak këta të dy”, shkruan Spahiu, duke treguar dhe arsyes se përse sipas tij mediet kanë censuruar deklaratat e Nanos.  Nano ka bërë deklarata të forta për Sali Berishën e Ilir Metën. “Berisha më ka marrë vitet më të bukura të jetës dhe më ka vrarë nënën”, ishin këto fjalët e Nanos për liderin historik të PD. Ndërsa për Metën, Nano tha se është politikani i vetëm që mbart 7 mëkatet., ndërsa e quajti atësi përfituesin më të madh të mbështetjes së tij.