Nga kjo e hënë do të jenë 10 pikat e testimit të shpejtë në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar pikat e reja të testimit që nga 6 që ishin më parë, zgjerohen me 4 pika të reja.

Pikat e reja të testimit janë Qendra Shëndetësore Kamëz që do mbulojë banorët e kësaj qendre, qendra shëndetësore nr.1 që do të mbulojë banorët e kësaj qendre, por edhe të qendrës shëndetësore nr.2; qendra shëndetësore nr.3 në pikën tek rruga “5 Maji” që do të mbulojë banorët e kësaj zone dhe qendra shëndetësore nr. 8

“Rrisim kapacitetet e testimit të shpejtë në komunitet, duke zgjeruar pikat në Tiranë, për të përballuar situatën e pandemisë dhe për të izoluar në kohë çdo rast të dyshuar. Mos e ulni vigjilencën, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale./