Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka informuar për sa i përket gjendjes së rrugëve pas reshjeve të shumta të dëborës.

“Nuk është koha për të bërë politikë sepse kemi qëndruar aty deri në të gdhirë. Shteti ka qenë në këmbë. Nuk ka qenë i zënë aksi për shkak të dëborës por për shkak të stuhisë, por se kemi shkopin magjik për ta ndaluar. Problematika s’ka qenë me borëpastrueset, problemi ka qenë me automjetet e prishura. Është shumë e turpshme.

Nuk e di se kush e pati më të vështirë ata që ishin në automjet apo ata që kishin në dorë lopatat. Mos i përdorni akset nëse nuk keni arsye emergjente për të udhëtuar. Kjo mund të vazhdojë deri të premten. Do të ketë vështirësi gjatë ditëve të ardhshme. Gomat e dimrit dhe zinxhirët janë të nevojshme. Akset bllokohen, ka pasur momente që borëpastruesja kalonte e pastronte por bora binte”, tha Balluku.