Këngëtarja e mirënjohur, Kida, duket se së fundmi i ka bërë vetes një super dhuratë. Ajo ka bërë të vetin një Mercedes të llojit ‘G Class’. Mësohet se kjo veturë, “fringo” e re kap çmimin prej rreth 120,000 eurosh. Pak orë më parë, këngëtarja ka postuar në rrjetin e saj social Instagram dy foto ku ka vënë në plan të parë makinën më të re të saj, bashkëngjitur së cilave shkruan: “My beast”.

Në këto foto vihet re gjithashtu look-u më i ri i këngëtares. Duket se ngjyra rozë i pëlqeu aq shumë, sa kësaj here vendosi t’i lyejë rozë të ndezur . Ndërkohë pak kohë më parë ajo na habiti të gjithëve, kur u shfaq me flokë bjond platin, siç nuk e kishim parë ndonjëherë. Me këtë look e pamë për rreth 3 muaj dhe u dashuruam të gjithë.

Nëse ju kujtohet në fillim të shtatorit, Kida i bëri flokët me një nuancë të lehtë rozë, por që si duket ishte e përkohshme sepse u rikthye sërish te bjondia. Ndërkohë pas realizimit të klipit “Drunk” ajo erdhi me një look krejt të veçantë. Prej javësh u duk se ajo e shijoi shumë pamjen me flokët në ngjyrë banane të prera deri tek veshi.