Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisherti ka treguar për emisionin ‘Hard talk’ se gjatë jetës së tij la ushtruar disa profesione, si mësues matematike, trajner futbolli dhe ka si pasion kitarën. -Çfarë angazhimesh të tjera keni pasur përveç se keni qenë mësues? -Unë kam marrë të gjithë librat e trajnerit të futbollit dhe kam marrë licencën për trajner futbolli.

-Në cilin vit kjo? -Në vitin 1990. U bëra këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Atëherë ishte trajner një gjerman. -Cilët futbollistë të dëgjuar keni trajnuar ju? -Ilir Kepën, golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Edi Martinin, Çlirim Basha etj. Për këtë po shkruaj dhe një libër. -Të gjithë deputetët lëvizin me fouristrada luksoze, ju jeni i vetmi që lëvizni me biçikletë. Pse përdorini biçikletë? -Unë e kam fouristradën gri. Duke udhëtuar me biçikletë unë jam larg trotuareve ku kalojnë njerëz dhe në këtë mënyrë nuk mund të infektohem me Covid-19. E dyta, më bën mirë të lëviz fizikisht. Ajo biçikleta që kam unë e çon shalën në funksion të dëshirës që ke, dhe e ke më të lehtë të ikësh në rast të një problemi që mund të kesh.

-Po pasione të tjera ke? -Po, kam kitarën.