Horoskopi javor sipas Paolo Fox/ Dashi: Ditën e hënë ose të martë mund të merrni një lajm të mirë apo një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Planetët janë në anën tuaj, nëse keni vendosur që të merrni iniciativa të reja në sferën profesionale. Edhe Mërkuri, edhe Jupiteri do të jenë të kthyer në pozicion të favorshëm. Fundjava pritet që të jetë romantike me Venusin aleat. Jini të hapur ndaj ndjenjave, pasi gjithçka do të shkojë mirë.

Demi: Planetët do t’ju vënë në provë. Do të hasni sfida dhe pengesa më shumë se zakonisht. Marsi në shenjë do t’ju japë forcën dhe energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë. Me siguri që aty nga mesi i javës do të keni sukses në gjërat që do të merrni përsipër, pasi dhe Hëna do t’ju favorizojë. Kurse Venusi në prapavijë do të ndikojë që të keni mosmarrëveshje me partnerin.

Binjakët: Gjithçka do të shkojë mirë këtë javë. Ju jeni nga ata njerëz që nuk ju pëlqen të rrinë në një vend dhe gjithmonë në kërkim të sfidave të reja. Mërkuri do të ndikojë pozitivisht dhe do t’ju ofrohen mundësi të reja, si kur bëhet fjalë për projekte të punës edhe për takime dashurie. Hëna në shenjë ditën e shtunë dhe të diel do t’ju garantojë humor të mirë dhe energji pozitive.

Gaforrja: Në ditët e para të javës Hënën do ta keni në pozicion të pafavorshëm. Situata do të përmirësohet ndjeshëm aty nga dita e mërkurë dhe e enjte, kur mund të merrni një lajm të mirë. Ende nuk e keni marrë plotësisht veten nga lodhja, por gjendja premton për mirë. Marsi do t’ju mbështesë dhe tani që dhe Saturni, dhe Jupiteri nuk janë më në prapavijë, ndiheni më të lehtësuar.

Luani: Do të jeni në gjendje tensioni si në aspektin profesional edhe në atë personal. Venusi dhe Mërkuri në prapavijë do t’ju krijojnë vështirësi. Hera herës do ta keni të pamundur të harroni problemet e punës edhe kur jeni në shtëpi. Mundohuni të ruani gjakftohtësinë dhe bëni çmos që t’ia kaloni bukur në fundjavë, pasi për fat Hënën do ta keni aleate.

Virgjëresha: Yjet ju këshillojnë që të bëni durim. Nëse jeni në pritje të disa përgjigjeve, zor se mund t’i merrni këtë javë. Shijojini këto momente qetësie pa u shqetësuar shumë se çdo të ndodhë. Mos harroni se lumturia gjendet edhe te gjërat e vogla. Për fat, Hënën do ta keni në anën tuaj. Fundjava nuk parashikohet fort e mbarë, prandaj ngushëllohuni me një picë.

Peshorja: Fillimi i javës do të jetë i vështirë, pasi Hënën do ta keni në prapavijë. Kjo do të ndikojë që të ndiheni të mërzitur. Por nuk keni arsye që të ndiheni kështu, pasi planetët do t’i keni në anën tuaj. Venusi do t’ju favorizojë dhe do t’ju dhurojë emocione të bukura në sferën e ndjenjave. Do të përjetoni çaste romantike, sidomos në fundjavë kur Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’jua ngrohë zemrën.

Akrepi: Për fat të keq, kjo do të jetë një javë tjetër e lodhshme për ju. Marsi në prapavijë do të ndikojë për keq, po ashtu as Hëna nuk ju favorizon. Nëse keni diçka me rëndësi për të diskutuar si në punë apo në familje, shtyjeni më mirë për më vonë. Edhe lidhja me partnerin do të jetë e tensionuar, për shkak të Venusit të vendosur në pozicion të pafavorshëm.

Shigjetari: Duket sikur në këtë periudhë jeni të pandalshëm. Keni në mendje shumë ide dhe projekte dhe nuk keni ndër mend të merreni me askënd që nuk ka të njëjtat interesa me ju. Si Venusi dhe Mërkuri do të jenë në pozicion të favorshëm. Do të keni në krah aleatët e duhur në çështjet personale dhe ato profesionale. Kujdes në fundjavë, pasi Hënën do ta keni në disonancë.

Bricjapi: Në krye të javës Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Juve ju pëlqen ta keni gjithçka në kontroll, por mos harroni se jo çdo gjë varet nga ju. Nëse nuk do të përpiqeni t’i bëni gjërat me zor, me siguri që fatin do ta keni në anën tuaj. Më datë 17 ose 18 pritet të merrni një lajm të mirë apo një konfirmim për një çështje të punës. Marsi ju garanton një formë të mirë fizike.

Ujori: Ju ndodh shpesh që të keni ide utopike. Jeni idealistë dhe nuk keni frikë që të ëndërroni për gjëra të mëdha, madje dhe të rrezikoni. Në këtë moment qielli ju inkurajon që të veproni pa hezituar. Mërkuri në shenjë do t’ju dhurojë rastet që i prisni prej kohësh. Edhe Jupiteri ju garanton sukses afatgjatë për çdo iniciativë që do të ndërmerrni në këto momente.

Peshqit: Do të ndiheni këtë javë më energjikë se kurdoherë dhe të gatshëm për të përfunduar projektet që do të merrni përsipër. Marsi dhe Hëna do t’ju mbështesin, sidomos më datë 17, 18 dhe 19. Bëni kujdes në fundjavë, pasi mund të përjetoni një moment tensioni në familje. Por në fund gjithçka do të zgjidhet për mirë dhe do të arrini të gjeni qetësi.