Komisioni Europian u kujton shtetet anëtare të kthehen në një qasje të koordinuar në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

“Ne kërkojmë që të ktheheni në zbatimin korrekt të rekomandimeve miratuar nga Këshilli i BE-së. Ne u kemi dërguar një letër gjashtë shteteve anëtare për ndalimin e hyrjes dhe daljes nga vendi, pasi i kanë tejkaluar masat me veprimet që kanë ndërmarrë”, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders.

”Ata mund të” dekurajojnë udhëtimet, por jo t’i ndalojnë ato”, shtoi ai.