Kreu i PD-së Lulzim Basha duket të jetë zgjuar me shpresa ditën e sotme, pasi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, i rikujtojë të gjithëve refrenin e tij të ditëve të fundi ku shprehet se do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

“Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”, shkruan ai në postim.

Gjatë ditëve të fundit Basha ka prezantuar edhe programet ekonomike, të shëndetësisë dhe arsimit me tw cilat kërkon votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.