Partia Demokratike ka dorëzuar pak para mesnate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e partive të përfshira në koalicionin e saj për 25 prillin. Pas bindjes së Nard Ndokës gjatë mbrëmjes e fundit që iu shtua listës ishte Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi.

“Sot siguruam fitoren e Shqipërisë”, shkroi kreu i PD, Basha, në Facebook. “Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës.

Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton”, shkruan Basha.