Në 4 vitet e ardhshme, nëse PD-ja do të vijë në pushtet, jo vetëm në Tiranë, po as në të gjithë Shqipërinë, nuk do të ndërtohet asnjë shkollë. Lulzim Basha prezantoi sot programin e PD për arsimin, ku ra në sy fakti se nuk thuhej asnjë fjalë për ndërtimin e shkollave, kopshteve apo çerdheve të reja.

Në fjalën e tij, kreu demokrat premtoi pajisjen me tableta ose laptopë, por nuk tha asnjë fjalë për pjesën më të rëndësishme, ndërtimin e shkollave të reja, duke mos premtuar asnjë.

Mungesa e investimeve në infrastrukturën shkollore ka qenë një nga pikat e tij më të dobëta edhe gjatë kohës si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjatë katër viteve 2011-2015, Basha nuk ndërtoi asnjë shkollë të re, ndërkohë që bëri vetëm disa rikonstruksione të pjesshme, të cilat nuk e zgjidhën plagën e mësimit me dy turne.