Kancelari austriak, Sebastian Kurz i hap derën vaksinave ruse dhe kineze. Një tjetër vend i BE pas Hungarisë, Francës e Gjermanisë duket se po orientohet drejt Lindjes pas krisjes me kompanitë farmaceutike perëndimore.

Kurz madje thotë se nuk e ka problem nëse vaksinat ruse e kineze prodhohen në Austri, por si kusht vendos që ato të aprovohen nga vetë BE fillimisht.

Ndërkohë në Ballkan, Serbia mori e para vaksinës kineze e më pas ruse. Vende të tjera si Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut kanë filluar gjithashtu tratativat dhe porositjes.